Vjedhja më e dështuar në histori, grabitën atlete me vlerë 10,000 £, por të gjitha ishin për këmbën e djathtë

Vjedhja më e dështuar në histori, grabitën atlete me

Çmimin për grabitjen më të dështuar të të gjitha kohërave e marrin hajdutët nga Peruja, të cilët hynë në një dyqan mallrash sportive në qytetin Huancayo.

Ata arritën të merrnin atlete me vlerë 10,000 £, por shpejt e kuptuan se kishin bërë një gabim të madh.

Të gjitha ishin për këmbën e djathtë. Pra, çfarëdo që ata kishin planifikuar pas grabitjes shkoi keq.

Konkretisht, bëhet fjalë për tre persona që hynë në një dyqan në Huancayo dhe rrëmbyen më shumë se 200 atlete sportive, me një vlerë prej 10 mijë paund, sipas pronarit.

Sikur të mos mjaftonte gabimi i tyre, e gjithë grabitja u kap nga kamerat e sigurisë së dyqanit. 

Pamjet tregojnë se ata marrin kutitë dhe i ngarkojnë në një furgon. 

Megjithatë, ata nuk menduan të kontrollonin brenda kutive, të cilat përmbanin vetëm atleten e këmbës së djathtë (tjetra ndoshta ishte në vitrinë).

grabitja peru

EMISIONET