Weber: Ukraina ka nevojë për municion sa më shpejt të jetë e mundur
Ukraina ka nevojë për municion sa më shpejt të jetë e mundur, thekson kreu i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber në letrën e tij drejtuar Presidentes së PE, Roberta Metsola.
“Duke pasur parasysh nevojën urgjente për të ndihmuar Ukrainën të plotësojë rezervat e saj të municionit, Grupi PPE dëshiron të kërkojë një procedurë urgjente sipas rregullit 163 të Rregullores së Punës të Parlamentit mbi propozimin e Komisionit për një rregullore “Akti i Mbështetjes së Prodhimit të Municioneve”, thotë Weber.
Njëkohësisht ai thekson se votimi procedural i kësaj kërkese mund të mbahet të martën më 9 maj, ndërsa votimi i propozimit mund të caktohet në seancën plenare të majit.
"Kjo do t'u japë kohë ekspertëve tanë - veçanërisht anëtarëve që aktualisht punojnë në propozimin për një nxitje industriale evropiane të mbrojtjes përmes Aktit të Prokurimit të Përbashkët - për të vlerësuar propozimin sa më shpejt që të jetë e mundur pas debatit plenar të hënën më 8 maj dhe shkëmbimit të pikëpamjeve që janë planifikuar për Konferencën e Presidentëve, e enjte 11 maj”.
Manfred Weber përfundon duke thënë se “Ukraina ka nevojë për municion sa më shpejt të jetë e mundur! Ne besojmë se me këtë qasje Parlamenti mund të veprojë shpejt, duke respektuar prerogativat tona.Do të isha mirënjohës nëse mund ta shpallnit këtë kërkesë në fillim të seancës plenare të majit."