VIDEO+EMRI/ Mbijeton tetë ditë nën 140 ton rrënoja, burri nxirret i gjallë pas tërmeteve në Venezuelë

Një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, tetë ditë pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor.
Hernán Gil u shpëtua nga ekipet e emergjencës pasi qëndroi i bllokuar nën rreth 140 ton rrënoja. Operacioni i shpëtimit u përfundua më shumë se 100 orë pasi ai ishte lokalizuar për herë të parë.
Pas nxjerrjes nga rrënojat, Gil u dërgua në spital, ku u vizitua nga presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez.
Sipas të dhënave zyrtare, deri të enjten në mbrëmje, numri i viktimave nga tërmetet ka arritur në 2,595 persona, ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura.


