VIDEO/ Rrëzohet avioni në një lagje në San Diego, ndërrojnë jetë 6 persona

VIDEO/ Rrëzohet avioni në një lagje në San Diego,

Gjashtë personat në bordin e një aeroplani turistik që u rrëzua në një zonë banimi të San Diegos kanë vdekur. Sipas autoriteteve aeroplani Cessna 550 Citation goditi një linjë elektrike përpara se të përplasej në një lagje në orën 03:47.

Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut të San Diegos njoftoi emrat e vetëm tre viktimave: Dave Shapiro, 42 vjeç, Emma Hook, 25 vjeçe, dhe Selina Kenyon, 36 vjeçe.

Shapiro ishte bashkëthemeluese e Sound Talent Group, e cila ka përfaqësuar artistë të industrisë muzikore si Sum 41 dhe Vanessa Carlton.

Rreth 100 persona u desh të evakuoheshin nga lagjja ku u rrëzua avioni. Rrëzimi i tij shkaktoi zjarr dhe përhapi panik. Rreth dhjetë shtëpi u dëmtuan dhe çatia e një shtëpie u shkatërrua. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë sqaruar. Autoritetet njoftuan se piloti nuk kishte raportuar ndonjë problem te kontrolli i trafikut ajror dhe as ndonjë emergjencë.

EMISIONET