VIDEO/ Hajdutët bëjnë kërdinë në Angli, për 60 sekonda vjedhin 5 makina luksoze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2022, 07:38
Në Bulphan të Anglisë, hajdutët e makinave hynë në një zonë industriale dhe vodhën pesë makina luksoze me një vlerë totale mbi 800 mijë franga.
I gjithë "aksioni" zgjati më pak se 60 sekonda, siç tregon një video e publikuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor të këtij viti.
Ndër makina që u vodhën ishin: Një Ariel Atom, një Mercedes A45 AMG 4MATIC, një Porche Cayenne, një Porche 911 Carrera dhe një Mercedes Maybach. Mendohet të kenë qenë 6 grabitës, pasi njëri hapi derën dhe të tjerat morën makinat.