“Ukraina s’do të harrojë!” Kievi i zhgënjyer nga Papa. Kuleba: Do kujtojmë kush na mbështeti

Vendet që “keqtrajtuan Ukrainën” do të mbajnë përgjegjësi pas përfundimit të luftës,  është paralajmërimi i ministrit të Jashtëm të Ukrainës, ndërsa konflikti i armatosur është tashmë në vitin e dytë! Kievi i zhgënjyer është edhe me Papa Françeskun!

“Ukraina s’do të harrojë!” Kievi i zhgënjyer

Në vitin e dytë të sulmeve nga Rusia, ministr i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, ashpërson gjuhën me vendet që nuk po e mbështesin popullin dhe qeverinë në Kiev.

Dmytro Kuleba në një intervistë për “BBC” ka shprehur zhgënjim edhe edhe Papa Françeskun!

“Çdo luftë përfundon në tryezën e bisedimeve... Por qëllimi im si ministër i jashtëm është të sigurohem që Ukraina të arrijë në tryezë. pas një suksesi përcaktues në fushën e betejës”, tha ministri.

Dhe kjo përfshin ndërtimin e koalicionit më të fortë të mundshëm të mbështetjes, një aleancë që ai mendon se nuk përfshin Papën.

“Na vjen thellësisht keq që Papa nuk ka gjetur një mundësi për të vizituar Ukrainën që nga fillimi i luftës”, u shpreh Kuleba.

Ministri paralajmëroi gjithashtu se vonesat e dërgesave të armëve perëndimore do të kushtonin jetë ukrainase.

“Nëse një dërgesë shtyhet për një ditë, do të thotë se dikush do të vdesë në vijën e parë”, tha ai.

Vendet perëndimore kanë treguar unitet të fortë në mbështetjen e Ukrainës deri më tani. Edhe pse Ukraina ka marrë mbështetje ushtarake dhe ekonomike nga fuqitë perëndimore që nga pushtimi i Rusisë, shumë vende në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut kanë qëndruar mënjanë.

Disa janë historikisht dashamirës ndaj Rusisë, disa janë të shqetësuar për kostot ekonomike të luftës dhe të tjerë besojnë se Perëndimi po i zgjat luftimet në mënyrë të panevojshme.

Rusia ka humbur shumë trupa duke luftuar për Bakhmutin, por edhe Ukraina ka pësuar shumë viktima duke e mbrojtur atë.

Kina, gjithashtu, deri më tani i ka rezistuar lobimit të Ukrainës për një takim midis Presidentit të Kinës Xi Jinping dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, edhe pse lideri i Kinës pritet të vizitojë Moskën së shpejti.

 

ukraina papa françesku kuleba

EMISIONET