Mali i Zi në zgjedhje/ Për presidentin e ri votohet të dielën më 19 mars, për parlamentaret, s`ka ende vendim

Mali i Zi do të votojë të dielën për presidentin e ri ndërkohë që në ditët e fundit të mandatit, Gjukanoviç vendosi edhe shpërndarjen e parlamentit. Në pritje të emrit të ri për kreun e shtetit, data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është shpallur.

Mali i Zi në zgjedhje/ Për presidentin e ri votohet të

Mali i Zi duket se do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas vendimit të presidentit Milo Gjukanovic për shpërnadarjen e parlamentit.

Data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pritet të bëhet e ditur, ndërsa mendohet të jetë ndërmjet 16 Majit dhe 25 Qershorit.

Kabineti i Gjukanoviqit nuk sqaroi arsyet e vendimit për shpërndarjen e parlamentit, i cili u mor pas një dekreti nga kreu i Shtetit, bazuar në nenin 92 të ligjit themeltar.

Sipas kushtetutës zgjedhjet e jashtëzakonshme shpallen menjëherë pas dekretit, ku nga data e shpalljes deri në ditën e zgjedhjeve nuk duhet të kalojnë më pak se 60 ditë e as më shumë se 100 të tilla.

Kjo situatë erdhi pasi Djukanovic refuzoi t'ia besonte mandatin qeverisës Miodrag Lekiqit dhe në këto kushte ligji malazez parashikon shpërndarjen e parlamentit pas kalimit të afatit prej 3 muajsh për formimin e qeverisë së re që drejtohet aktualisht nga Dritan Abazoviç.

Mali i Zi do të shkojë në dy palë zgjedhje, pasi Gjukanoviç ndodhet në fund të mandatit të tijndërsa votimi për kreun e ri të shtetit pritet të mbahet të dielën e 19 Marsit. Zgjedhjet e së dielës në Mal të Zi shihen nga shumica në pushtet si një shans për ta hequr presidentin aktual të shtetit Milo Gjukanoviç, I cili do të garojë përballë 6 kandidatëve të tjerë.

zgjedhje anila zyberaj mali i zi

EMISIONET