Ukraina nis armatosjen, furnizim me sisteme dhe municione raketore Stanger

Ukraina nis armatosjen, furnizim me sisteme dhe municione raketore Stanger

Ukraina po rrit forcat e saj të armatosura me ndihmën e aleatëve perëndimorë pasi i frikësohet një pushtimi  rus.

Kievi u furnizua ditën e djeshme me sisteme raketore anti-ajrore Stinger dhe municione nga Lituania.

"Më herët në vend mbërritën edhe  dy avionë të tjerë me rreth 180 ton municione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës" , tha ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, shkruan CNN.

Deri më tani Ukraina disponon rreth 1500 ton municione, sqaroi ai.

Kievi gjithashtu bleu sisteme anti-tanke amerikane dhe britanike.

Kievi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë deklaruar se Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo kohë.

Nga ana e saj Moska, e cila ka vendosur më shumë se 100,000 trupa ushtarakë  pranë kufirit me Ukrainën, mohon një pretendim të tillë.

EMISIONET