Ukraina nuk gjen qetësi/ Raportohen shpërthime në Kiev, alarm për sulm me raketa ruse

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sonte në Kiev pak minuta pasi u dha një alarm për raketat ruse që po shkonin drejt kryeqytetit të Ukrainës. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur si pasojë e këtyre sulmeve, ndërsa ndaj saj janë lëshuar raketa balistike.
"Armiku lëshoi raketa balistike kundër Kievit", shkroi kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit Timur Tkachenko në Telegram.
Mediat raportojnë se kryebashkiaku Vitali Klitschko tha përmes Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar dhe u bëri thirrje banorëve të qëndronin në strehimore. Ai informoi se një zjarr shpërtheu në rrethin Darnitsky, ku ranë mbeturinat e raketave.
