Trump paralajmëron Iranin: SHBA nuk do të lejojë armë bërthamore, paralajmërohen masa drastike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur qëndrimin e tij kundër programit bërthamor të Iranit, duke thënë se Teherani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore.
Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë që Irani të arrijë nivel të lartë të pasurimit të uraniumit dhe paralajmëroi se mund të merren masa të forta nëse kjo ndodh.
Trump tha se SHBA nuk e dëshiron një situatë ku Irani zotëron kapacitete bërthamore dhe përmendi edhe mundësinë e veprimeve drastike për ta parandaluar këtë.
Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor dhe zhvillimet e lidhura me të.

