PLAS LUFTA/ Trump: Armëpushimi ka mbaruar, Irani po luan shumë keq!

PLAS LUFTA/ Trump: Armëpushimi ka mbaruar, Irani po luan shumë keq!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë pas sulmeve ajrore amerikane ndaj Iranit, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Teheranit dhe duke mbrojtur veprimet ushtarake të Uashingtonit.

Gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump deklaroi se ushtria amerikane e goditi Iranin “shumë fuqishëm” gjatë natës, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane.

“Ata janë të sëmurë. Ka diçka që nuk shkon me ta”, u shpreh Trump, duke shtuar se SHBA i kishte paralajmëruar autoritetet iraniane që të tërhiqeshin, por sipas tij, në vend të kësaj, ato vazhduan të lëshonin raketa dhe të kryenin sulme.

“Ne u thamë: ‘Shkoni dhe bëni punët e funeralit tuaj’, por ata filluan të qëllonin me raketa dhe anije. Kështu që i goditëm shumë fort mbrëmë”, tha ai.

Gjithashtu Trump deklaroi se armëpushimi me Iranin, sipas tij, ka përfunduar, duke lënë të kuptohet se nuk është më i interesuar për vazhdimin e marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Trump pretendoi gjithashtu se sulmet amerikane ishin “20 herë më të ashpra” sesa sulmet hakmarrëse të Iranit.

Duke vijuar kritikat ndaj Teheranit, presidenti amerikan tha se i kishte paralajmëruar autoritetet iraniane se çdo sulm do të pasohej nga një kundërpërgjigje amerikane.

“U thashë atyre: sa herë që godisni, ne godasim. Pastaj, sigurisht, janë lojtarë të ndyrë, kështu që u shkojnë pas të gjithëve”, deklaroi Trump.

EMISIONET