Trafik dr*ge në Itali/ Kapet 'mat' 28-vjeçari shqiptar me 6.5 gramë k*kainë brenda banesës, i riu përfundon në pranga

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Peruxhia nën akuzën e trafikut të drogës.
Gjatë këtë aksioni policia italiane, i gjetën të riut para cash dhe një çelës për një banesë aty pranë.
Hetimi çoi në një kontroll të pronës, ku u gjetën disa telefona celularë dhe lëndë narkotike. Ekzaminimi i mëvonshëm zbuloi se substanca ishte kokainë.
Pesha totale e substancës së sekuestruar ishte afërsisht 6.5 gramë, e ndarë tashmë në doza gati për shitje.
Telefonat u dërguan për ekspertim, me qëllim gjetjen e bashkëpunëtorëve të shqiptarit, pasi dyshohet se është pjesë e një rrjeti trafikimi, informon media italiane.

