Telefonata 20 minutëshe mes Trump dhe Starmer/ Liderët mbështesin rikthimin e qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit

Telefonata 20 minutëshe mes Trump dhe Starmer/ Liderët mbështesin

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike që ka zgjatur rreth 20 minuta.

Gjatë kësaj bisede, në qendër ka qenë situata në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i saj në ekonominë globale.

Një nga çështjet kryesore ka qenë rëndësia e rihapjes së Ngushtica e Hormuzit, e cila është një nga rrugët më të rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit në botë.

Të dy liderët kanë qenë në një linjë për faktin se rikthimi i qarkullimit normal në këtë zonë është i domosdoshëm për të shmangur luhatjet në tregjet e energjisë dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik.

EMISIONET