Studimi: Këto janë vendet dhe qytetet më të mira për të jetuar e punuar jashtë vendit!

Studimi: Këto janë vendet dhe qytetet më të mira për

Një studim i publikuar nga William Russell, ka renditur vendet dhe qytetet më mikpritëse në botë për të huajt që zgjedhin të jetojnë dhe të punojnë jashtë vendit të tyre.

Sipas këtij studimi, Islanda del në vendin e parë si destinacioni më mikpritës për emigrantët.

Ajo vlerësohet për nivelin shumë të lartë të sigurisë, mundësitë e qëndrueshme për punësim.

Pas Islandës renditen vende të tjera të zhvilluara si Luksemburgu, Zelanda e Re, Australia dhe Zvicra, të cilat gjithashtu ofrojnë kushte të favorshme për emigrantët.

Në analizë janë marrë parasysh disa faktorë kryesorë, si përvoja e emigrantëve që jetojnë aktualisht në këto vende, mundësitë për punësim, qëndrimi i shoqërisë ndaj të huajve, niveli i sigurisë, cilësia e shërbimeve publike dhe lehtësia për të përfituar vizë ose leje qëndrimi.

Ndërkohë, sa i përket qyteteve më mikpritëse për emigrantët, Cyrihu në Zvicër kryeson listën globale.

Ky qytet vlerësohet për standardin e lartë të jetesës, sistemin e mirë organizuar urban dhe mundësitë e shumta profesionale.

EMISIONET