Sot kurorëzimi i Mbretit Charles III/ Osmani në pritjen e organizuar nga Familja Mbretërore në Londër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Londër ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Familja Mbretërore.
Osmani po qëndron në Londër ku do të marrë pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.
“Sonte në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, përcolla urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës, si dhe kisha mundësinë të bashkëbisedoj me liderë të tjerë për thellimin e raporteve tona me shtete mike anekënd botës”, ka shkruar Osmani.
Para ceremonisë së Kurorëzimit të Mbretit, presidentja Osmani mbrëmë ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe anëtarë të Familjes Mbretërore për liderët botërorë në Buckingham Palace.
Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, më 6 ma, presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindoni, krahas krerëve shtetërorë nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey.