Skandali i Epstein/ Lekatari: Ky rast nuk është i ri, modele të tilla ka pasur dhe në historinë e pushtetit
Në emisionin “Ora e Betit” u diskutua skandali i Jeffrey Epstein.
E ftuar në studio ka qenë gazetarja Zhaklina Lekatari, e cila e interpretoi këtë rast jo si një episod të izoluar, por si pjesë të një modeli të vjetër pushteti, ku dhuna ndaj grupeve të cënueshme është toleruar dhe mbrojtur ndër shekuj.
Sipas interpretimit të saj, rrjetet e fuqishme politike dhe financiare krijojnë kushte pandëshkueshmërie për individë me ndikim, duke e bërë drejtësinë të vështirë për t’u arritur për viktimat.
Kjo logjikë, e ndërtuar mbi marrëdhënie force dhe interesa, shpjegon pse rastet e abuzimit dalin në dritë me vonesë dhe pse proceset hetimore shpesh mbeten të paplota.
Ndiqni emisionin e plotë "Ora e Betit":

