Skandali i ab*zimit/ Kevin Spacey arrin marrëveshje me tre paditësit dhe gjyqi pezullohet

Aktori i njohur amerikan Kevin Spacey ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me tre burra që e akuzonin për abuzim seksual në Britani.
Ai ishte shpallur i pafajshëm në një gjyq penal në Londër në vitin 2023, pas akuzave për sulme ndaj katër burrave gjatë kohës që ishte drejtor artistik i Old Vic Theatre. Më pas, tre prej tyre ngritën padi civile kundër tij.
Gjyqi i ri ishte planifikuar për tetor 2026, por paditësit ranë dakord për një marrëveshje me Spacey-n, dhe gjykata urdhëroi pezullimin e të gjitha procedurave. Detajet e marrëveshjes, përfshirë çështjet financiare, nuk janë bërë publike.
Akuzat origjinale dolën në dritë në vitin 2017 gjatë lëvizjes #MeToo, ndërsa Spacey prej atëherë është tërhequr nga ekrani dhe nuk ka pasur role të mëdha në film apo seriale.

