Skandal në Greqi/ Zyrtari i sigurisë bie pre e mashtrimit nga humoristët rusë Vovan & Lexus (VIDEO)

Skandal në Greqi/ Zyrtari i sigurisë bie pre e mashtrimit nga

Një video që po qarkullon gjerësisht në mediat greke dhe ndërkombëtare tregon Sekretarin për Sigurinë Kombëtare të kryeministrit grek, Thanos Dokos, teksa bie pre e një mashtrimi të organizuar gjatë një videokonference.

Sipas raportimeve, dy humoristët rusë Vovan & Lexus, të njohur për skenat e tyre të mashtrimit ndaj figurave politike, janë paraqitur si zyrtarë të lartë ukrainas dhe kanë zhvilluar një bisedë me Dokos, të cilën e kanë regjistruar dhe më pas publikuar.

Në këtë bisedë, Dokos ka diskutuar çështje të ndjeshme që lidhen me një incident të fundit me një dron ukrainas pranë ishullit Lefkada, si dhe zhvillime që prekin shërbimin grek të inteligjencës (EYP) dhe situatën politike në vend.

Në një pjesë të videos, ai përmend se drejtuesi i inteligjencës greke ndodhej në Kiev për kontakte me autoritetet ukrainase lidhur me incidentin. Ai ka folur edhe për rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve në zonën detare greke, duke e lidhur këtë me ndikimin në turizëm dhe lundrim.

Në bisedë janë prekur edhe zhvillime politike në Greqi, përfshirë mundësinë e zgjedhjeve në muajt e ardhshëm dhe nevojën për shmangien e incidenteve që mund të tensionojnë marrëdhëniet Athinë–Kiev.

Publikimi i videos ka shkaktuar reagime dhe debat në Greqi.

Qeveria greke e ka cilësuar rastin si një ndërhyrje të tipit “sulm hibrid”, duke pretenduar përdorim të metodave të avancuara teknologjike për manipulim komunikimesh.

Sipas autoriteteve greke, nuk është komprometuar asnjë informacion sekret dhe po punohet për forcimin e sigurisë së komunikimeve shtetërore.

Raste të ngjashme janë raportuar më herët edhe ndaj zyrtarëve të tjerë europianë, përfshirë një episod të vitit 2022 me presidentin polak Andrzej Duda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Al Jazeera English (@aljazeeraenglish)

EMISIONET