Shpërthimi i Ebola-s në Kongo, rëndohet bilanci i viktimave nga virusi

Shpërthimi i Ebola-s në Kongo, rëndohet bilanci i viktimave nga

Numri i vdekjeve të konfirmuara në laborator nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 115, njoftoi Ministria e Komunikimit dhe Medias e vendit.

Rastet me Ebola aktualisht janë 598. Plot 297 pacientë mbeten të shtruar në spital, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 19.2%.

Autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar kontaktet e mundshme të pacientëve me Ebola.

Shpërthimi aktual i Ebolës filloi në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë më 15 maj. Ekspertët paralajmërojnë se mund të bëhet një nga më vdekjeprurëset në dekada.

EMISIONET