Shpërthime të fuqishme në Teheran pas sulmeve izraelite

Shpërthime të fuqishme në Teheran pas sulmeve izraelite

Shpërthime të forta janë raportuar në disa zona të Teheranit në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi Izraeli njoftoi se ka nisur një valë sulmesh ndaj objektivave të regjimit iranian në kryeqytet.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), operacioni përfshin goditje në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës që lidhet me regjimin iranian.

Njoftimi u bë përmes një deklarate në platformën Telegram.

Një korrespondent i Al Jazeera në Teheran raportoi shpërthime “të paprecedenta”, veçanërisht në lagjet lindore të qytetit.

Sipas raportimeve, sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar në këtë zonë.

Sulmet vijnë në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, që nisi më 28 shkurt, kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një fushatë bombardimesh ndaj Iranit.

Në përgjigje, Teherani ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe vendeve aleate të SHBA-së në rajonin e Gjirit.

EMISIONET