Zyrtare: Manchester United blindon mesfushën, Youri Tielemans firmos deri në vitin 2031

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit belg, Youri Tielemans, nga Aston Villa, duke shtuar një tjetër emër të rëndësishëm në projektin e rindërtimit të skuadrës.
Tielemans ka nënshkruar kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në qershor të vitit 2031 dhe pritet të jetë një nga përforcimet kryesore të ekipit të drejtuar nga Michael Carrick gjatë merkatos së verës.
Për të siguruar shërbimet e mesfushorit belg, Manchester United aktivizoi klauzolën e lirimit në kontratën e tij me Aston Villan, me vlerë 41 milionë euro.
Tielemans bëhet afrimi i radhës në repartin e mesfushës për United, pas transferimit të Andrey Santos, ndërsa klubi anglez po punon për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri.
Mesfushori belg vjen pas një sezoni pozitiv me Aston Villan, ku regjistroi 2 gola dhe 7 asistime në të gjitha kompeticionet dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në suksesin e klubit në Ligën e Evropës.
Me 90 paraqitje për kombëtaren belge, Tielemans mbërrin në “Old Trafford” pas një Botërori 2026 ku udhëhoqi Belgjikën si kapiten deri në fazën çerekfinale.


