Shembja e ndërtesës në Miami, 3 viktima/ Ende nuk dihet për fatin e 99 personave nën rrënoja

Shembja e ndërtesës në Miami, 3 viktima/ Ende nuk dihet për

Një ndërtesë 12-katëshe është shembur papritur në Surfside të Florida-s, duke lënë të paktën 12 persona të plagosur, dy prej tyre janë në gjendje kritike, 3 viktima si dhe 99 persona të zhdukur nënë rrënoja.

Është  e paditur saktësisht se sa qiradhënës ndodheshin  në pjesën e ndërtesës së apartamenteve që u shembën, kur ndodhi katastrofa.

Sipas Departamentit të Zjarrit të Qarkut Miami-Dade, 35 persona janë shpëtuar deri më tani. 
Shpëtimi i një djali të vogël u regjistrua në video, raporton ABC NEWS dhe Miami Herald.
Ajo që ndodhi në ndërtesën e apartamenteve "është e paimagjinueshme", tha Daniela Levine Kava, kreu i autoriteteve të qarkut, duke folur për një "makth të tmerrshëm".

Ndërtesa, e cila ndodhet shumë afër detit, është ndërtuar në 1981 dhe kishte 136 apartamente. Në pjesën që u shemb - për arsye ende të paqarta - ishin 55 prej këtyre apartamenteve.
Sipas znj. Livine Cava, "102 persona janë identifikuar (...) dhe janë të sigurt", por "ne ende nuk kemi ndonjë lajm për të paktën 99 persona".

EMISIONET