SHBA dhe Kanadaja arrijnë marrëveshje për refuzimin e azilkërkuesve

SHBA dhe Kanadaja arrijnë marrëveshje për refuzimin e

SHBA dhe Kanadaja kanë arritur një marrëveshje për të refuzuar azilkërkuesit në pikat kufitare jozyrtare, thonë zyrtarët.

Një numër i madh emigrantësh kanë bërë kalime të paligjshme përmes rrugës Roxham në kufirin SHBA-Kanada.

Lëvizja mbyll një boshllëk të marrëveshjes së azilit të vitit 2004 me SHBA-në dhe që konsiston me vendin ku migrantët duhet të bëjnë kërkesat e tyre për azil.

Marrëveshja lejonte Kanadanë të largonte migrantët në pikat zyrtare të hyrjes, por jo në pikat jozyrtare të kalimit.

Si pjesë e marrëveshjes, Kanadaja tani do të krijojë gjithashtu një program të ri refugjatësh për 15,000 migrantë që ikin nga persekutimi dhe dhuna në Amerikën Jugore dhe Qendrore.

Marrëveshja e re shtrin marrëveshjen e azilit përgjatë gjithë kufirit prej 9,000 km dhe do të hyjë në fuqi mesnatën e së premtes me orën lokale, raportoi Reuters.

Presidenti Biden ndodhet në Otava të Kanadasë për jë vizitë një ditore për të diskutuar një sërë çështjesh ekonomike, tregtare dhe imigracioni me homologun e tij kanadez, Justin Trudeau.

Në fjalimin e tij në parlament të premten, Biden tha se "Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja do të punojnë së bashku për të dekurajuar kalimet e paligjshme të kufirit dhe për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e përditësuar të Vendit të Tretë të Sigurt".

Detajet e marrëveshjes së migracionit janë planifikuar të shpallen zyrtarisht përpara se Biden të kthehet në SHBA të premten në mbrëmje.

Pala amerikane ka parë gjithashtu një rritje të kalimeve të emigrantëve në Kanada. Marrëveshja pritet të lejojë zyrtarët në të dy anët e kufirit të kthejnë azilkërkuesit që shkojnë në të dy drejtimet.

Presidenti foli gjithashtu për rëndësinë e lidhjeve të thella ekonomike dhe aleancat e mbrojtjes mes dy kombeve.

Ai njoftoi një "koalicion të ri global" për krizën e opioideve që do të udhëhiqet nga SHBA dhe Kanadaja. 

Koalicioni ka fokus trajtimin e çështjes së trafikut të drogës jo vetëm në Amerikën e Veriut, por në mbarë botën.

EMISIONET