Bllokohet fondi qeveritar në senatin amerikan, demokratët qendrojnë kundër paketës së Imigracionit

Senati amerikan bllokoi të enjten një projektligj masiv për financimin e qeverisë, ndërsa negociatat vazhdojnë për të shmangur një mbyllje të pjesshme që pritet në fund të javës.
Demokratët votuan kundër paketës për të detyruar ndryshime në politikat e Imigracionit dhe Doganave, pas rastit të ndodhur me Alex Pretti në Minneapolis.
Ata kërkojnë që fondet për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, ku bën pjesë ICE, të ndahet nga pjesa tjetër e paketës, duke mundësuar rinegocimin e saj.
Shtatë senatorë konservatorë iu bashkuan demokratëve për të bllokuar votimin, ndërsa udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, ndryshoi votën për të mundësuar një votim të mëvonshëm.
Nëse nuk arrihet marrëveshje, disa agjenci të rëndësishme federale, përfshirë Mbrojtjen, Shëndetësinë, Punën, Arsimin dhe Transportin, mund të përballen me mungesë financimi.
Presidenti Donald Trump tha se shpreson të shmanget mbyllja e qeverisë dhe po punohet intensivisht për një zgjidhje.
Liderët nga të dyja partitë po vazhdojnë negociatat për të siguruar një marrëveshje që do të sigurojë fonde për të gjithë agjencitë dhe do t’i lejojë palëve të vazhdojnë diskutimet për DHS-në.

