Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, të paktën 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2026, 08:05

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi të gjerë me dronë dhe raketa që forcat ruse kryen gjatë natës ndaj Kievit.
Sulmet goditën disa zona të kryeqytetit ukrainas, duke shkaktuar dëme në ndërtesa banimi dhe infrastrukturë, ndërsa mes të plagosurve raportohet se ka edhe fëmijë.
Autoritetet nisën evakuimin e banorëve në zonat e prekura, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për shuarjen e zjarreve dhe dhënien e ndihmës për të lënduarit.

