"Rreziku për përshkallëzim është real"/ Von der Leyen: Ndaj është urgjente nevoja për një tranzicion të besueshëm në Iran

"Rreziku për përshkallëzim është real"/ Von

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se rreziku i një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit është real, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në luftën mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Duke përcjellë përmbajtjen e një bisede telefonike që zhvilloi me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, Von der Leyen theksoi se situata mbetet jashtëzakonisht e ndjeshme.

“Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm është real”, deklaroi ajo, duke shtuar se “për këtë arsye është urgjente nevoja për një tranzicion të besueshëm në Iran”.


Deklarata e saj vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për të shmangur një konflikt edhe më të gjerë rajonal.

 

EMISIONET