Humbi jetën pasi nuk zgjodhi të largohej nga qyteti, Malatyaspor konfirmon vdekjen e portierit 28-vjeçar

Humbi jetën pasi nuk zgjodhi të largohej nga qyteti, Malatyaspor

Lamtumirë prekëse nga klubi turk i Kategorisë së Dytë, Yeni Matalyaspor për vdekjen e portierit 28-vjeçar, Ahmet Eyüp Türkaslan, i cili mbeti i pajetë nën rrënojat e banesës së tij në momentin e tërmetit 7.8 ballë që tronditi pjesën lindore të vendit.

Humbi jetën pasi nuk zgjodhi të largohej nga qyteti, Malatyaspor

Qyteza Malatya në kufi me Sirinë është një nga më të goditurat nga sizma, ndërsa Türkaslan ishte lojtari më i pafat i skuadrës që shpëtoi e gjitha pasi lojtarët dhe stafi përfituan nga dy ditët pushim për t’u larguar nga qyteti. Vetem 28-vjeçari qëndroi në Malatya me familjen e tij.  

“Portieri jonë Ahmet Eyüp Türkaslan humbi jetën gjatë tronditjeve që shkaktoi tërmeti. Prehu në paqe. Nuk do të të harrojmë asnjëherë, njeri i bukur”, shkruan në një Twitter të shkurtër klubi. Ndërkohë, bashkëshortja e portierit është nxjerrë e gjallë nga rrënojat pas shumë orëve kërkime.

Humbi jetën pasi nuk zgjodhi të largohej nga qyteti, Malatyaspor

EMISIONET