Raporti sekret! Rusia mund të luftojë në Ukrainë të paktën edhe për dy vjet

Raporti sekret! Rusia mund të luftojë në Ukrainë të

Rusia mund të luftojë në Ukrainë edhe për dy vite të tjera. Ky është konkluzioni i raportit të përgatitur nga agjencia e inteligjencës lituaneze. Çmimet e larta të naftës, shmangia e sanksioneve dhe investimet shtetërore, po i japin Rusisë burime të mjaftueshme për të luftuar në Ukrainë me intensitetin aktual edhe për të paktën dy vite të tjera.

Rusia reformoi dhe forcoi ushtrinë e saj të shkatërruar nga beteja në Ukrainë në vitin 2023 dhe është në rrugën e duhur për të zgjeruar aftësitë e saj ushtarake përgjatë kufirit të saj me NATO-n, duke përfshirë edhe Finlandën, thekson raporti.

Të martën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka fuqizuar forcat e saj ushtarake në veri dhe perëndim të Rusisë në përgjigje të një grumbullimi të perceptuar të forcave të NATO-s në kufijtë e Rusisë. Kina është bërë furnizuesja më e madhe e Rusisë për mikroçipe dhe huani është bërë monedha kryesore për transaksionet ndërkombëtare të Rusisë, thanë agjencitë e Lituanisë.

Agjencitë e inteligjencës shkruan se inteligjenca ruse po drejton përpjekjet për shmangien e sanksioneve që u vendosën ndaj industrisë ruse të mbrojtjes pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022.

Raporti tha se agjencitë e inteligjencës së Rusisë dhe Bjellorusisë kanë rritur përpjekjet e tyre për të rekrutuar lituanezë që kalojnë kufirin dhe si rrjedhojë Lituania ka arrestuar dhjetëra shtetas të saj më 2023, të cilët i ka akuzuar se u kanë ofruar të dhëna inteligjencës bjelloruse në këmbim të parave. 

EMISIONET