Putin mund të vizitojë Turqinë/ Erdogan sfidon Hagën, fton presidentin rus në vendin e tij

Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë më 27 prill për t'i dhënë zyrtarisht termocentralit bërthamor Akkuyu statusin e objektit bërthamor. Këtë e bëri të ditur vet presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ku i bëri ftesë zyrtare Putin.

Putin mund të vizitojë Turqinë/ Erdogan sfidon Hagën, fton

Edhe pse Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hages  ka lëshuar një urdhër arresti për Vladimir Putin, puket se presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk i intereson shumë.

Madje, duke marrë përsipër të shkelë mbi parimet e saj, së fundmi lideri turk ka thënë se homologu i tij rus Putin mund të udhëtojë drejt shtetit turk më 27 prill për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të termocentralit bërthamor Akkuyu.

“Putini mund të jetë i pranishëm më 27 prill, ose ne do të lidhemi së bashku në internet dhe shpresojmë se do të bëjmë hapin e parë”.

Duke folur në një intervistëpër mediat atje Erdogan tha se Turqia është e vendosur të vazhdojë me projektin e termocentralit bërthamor, pavarësisht kundërshtimeve nga opozita.

E nisur si pjesë e bashkëpunimit Rusi-Turqi, NPP Akkuyu, centrali i parë bërthamor i Turqisë, pasi të përfundojë, pritet të prodhojë 35 miliardë kilovat-orë (kWh) energji elektrike në vit dhe do të plotësojë rreth 10% të nevojave të brendshme të energjisë elektrike.

Impianti, i cili do të ketë një jetëgjatësi të vlerësuar prej 60 vjetësh me një zgjatje edhe 20 vjet të tjera, do të prodhojë energji pa karbon gjatë gjithë kohës.

Në lidhje me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Erdogan tha se Turqia nuk do të jetë pjesë e konfliktit.

Ai theksoi se Turqia dëshironte ta zgjidhte mosmarrëveshjen me ndërmjetësim.

vladimir putin rexhep taip erdogan erdogan

EMISIONET