“Kumbari” i Putinit miliona në Zvicër/ Zbulohet skema e parave të Sergey Roldugin, Dënohen 4 bankierët që lejuan transaksionet
Katër bankiere u dënuan në Zvicër se lejuan qarkullimin e parave të një muzikanti rus që është në listën e zezë të Perëndimit. Sergey Roldugin është kumbari i vajzës së madhe të presidentit Putin dhe njihet si “portofoli” i shefit të Kremlinit.
Gjykata e Zyrihut dënoi katër bankierë që ndihmuan një mik të ngushtë të Vladimir Putinit të qarkullojë miliona franga përmes llogarive zvicerane.
Ata u akuzuan për mungesë kujdesi në transaksionet financiare. Bankierët u shpallën fajtorë të enjten për ndihmën ndaj Sergey Roldugin, një violonçelist, i cili është quajtur ndryshe dhe si “portofoli i Putinit” nga qeveria zvicerane.
Sergey Roldugin nuk është si çdo muzikant, por një njeri preferuar i Kremlinit dhe kumbari i Marias, vajzës së madhe të Putinit.
Ai u ndihmua nga drejtuesit e “Gazprombank”, që janë tre rusë dhe një zviceran të depozitonte miliona franga në llogaritë bankare zvicerane midis 2014 dhe 2016.
Ata nuk janë identifikuar publikisht, sipas ligjeve zvicerane. Në aktakuzë thuhet se banikerët e fshehën pronarin e vërtetë të parave që ishte Roldugin.
Në këtë rast bëhet fjalë për rreth 30 milionë franga zvicerane ose 31.8 milionë dollarë, sipas prokurorit publik, ndërkohë që muzikanti figuron në listën e rusëve të sanksionuar në Zvicër dhe nuk ka asnjë aktivitet të listuar si biznesmen.
Roldugin është në mesin e shumë anëtarëve të rrethit të brendshëm të Putinit të sanksionuar nga Perëndimi, përfshirë Zvicrën, që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Putin në të kaluarën e ka përshkruar Roldugin si një mik, një muzikant dhe dashamirës brilant.
Në Zvicër, bankat janë të detyruara të refuzojnë ose të ndërpresin marrëdhëniet e biznesit nëse ka dyshime për identitetin e palës kontraktuese.