PAMJE/ Rusia g*det Ukrainën me valë të re sulmesh/ 20 viktims dhe mbi 140 të pl*gosur në 24 orë

Ukraina është përballur me një valë të re sulmesh ajrore ruse, ku 20 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 142 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit. Sulmet me dronë dhe raketa kanë prekur disa qytete, përfshirë Kievin dhe Kharkivin.
Sipas forcave ukrainase, Rusia ka përdorur gjatë natës 125 dronë, 25 raketa balistike dhe 10 raketa hipersonike Zirkon në sulmet ndaj territorit ukrainas.
Autoritetet ukrainase raportuan dëme në disa zona, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën pas sulmeve që goditën zona të banuara dhe objekte infrastrukturore.
Ndërkohë, Ukraina ka rritur sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës energjetike në Rusi.
Kievi i konsideron objektivat ruse të naftës dhe gazit si pika legjitime goditjeje, duke argumentuar se eksportet e energjisë janë një burim i rëndësishëm financiar për Moskën në luftën e saj ndaj Ukrainës.
@dwnews Ukrainian drones struck warehouses near Moscow, killing several night shift workers and injuring dozens. Kyiv says the facilities, operated by Russia's largest online retailer, supplied drone parts for Russia's war effort. #dwnews #Moscow #Russia #Ukraine #Drone ♬ original sound - DW News


