Kriza në Hormuz favorizon Pekinin, raporti: Kina fiton avantazh ekonomik dhe gjeopolitik

Kriza në Hormuz favorizon Pekinin, raporti: Kina fiton avantazh ekonomik

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka krijuar vështirësi për ekonomitë që varen nga importet e naftës, por Kina ka dalë si një nga përfitueset kryesore të kësaj situate. Kështu vlerëson firma këshillimore amerikane The Asia Group në një raport të publikuar së fundmi.

Sipas raportit, Pekini ka arritur të përballojë ndikimin e krizës falë diversifikimit të burimeve të energjisë dhe përdorimit të rezervave strategjike të naftës.

Ekspertët theksojnë se Kina jo vetëm ka zbutur pasojat e tronditjes në tregjet globale të energjisë, por ka përfituar edhe nga rritja e eksporteve të teknologjive të energjisë së pastër.

 

Gjithashtu, Pekini po e përdor konfliktin në Iran për të forcuar imazhin e tij si një aktor i qëndrueshëm në arenën ndërkombëtare.

Ekonomikisht dhe gjeopolitikisht, Pekini po e përdor krizën për ta paraqitur Kinën si partnerin më të besueshëm”, thuhet në raport, ku shtohet se lidershipi kinez e konsideron situatën si një konfirmim të strategjisë së vetëmbështetjes industriale.

Megjithatë, raporti paralajmëron se nëse kriza energjetike zgjatet, Kina mund të përballet me rritje të kostove të lëndëve të para dhe ngadalësim të ekonomisë globale, çka do të ndikonte edhe te kërkesa për eksportet kineze.

Pavarësisht këtyre rreziqeve, The Asia Group vlerëson se ekonomia kineze mbetet në një pozicion më të favorshëm për të përballuar paqëndrueshmërinë ekonomike krahasuar me shumë vende të tjera që varen nga furnizimet energjetike të Lindjes së Mesme.

 

EMISIONET