OKB nis mbledhjen e jashtëzakonshme pas sulmit të Iranit, Guterres: Rajoni përballet me rrezik real të një konflikti katastrofik

OKB nis mbledhjen e jashtëzakonshme pas sulmit të Iranit, Guterres:

Këshilli i Sigurimit të OKB, është mbledhur me kërkesë të Izraelit, pas sulmeve të Iranit kundër Izraelit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në hapje të seancës u shpreh:

“Lindja e Mesme është në prag të konfliktit. Populli i rajonit po përballet me një rrezik real të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë. Tani është koha për të qetësuar dhe de-përshkallëzuar. Tani është koha për përmbajtje maksimale”, ka thënë Guterres.

Guterres u kujtoi anëtarëve se “karta e Kombeve të Bashkuara ndalon përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se sulmet në ambientet diplomatike nuk lejohen. “Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të punuar për paqen,” deklaroi Guterres.

EMISIONET