Nikolai Peskov, djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dimitry Peskov, shërbeu për mercenarët famëkeqë të “Wagner”

Grupi pro-rus Wagner i akuzuar për krime lufte në Ukrainë ka në përbërje të tij persona nga elita ruse. Më i fundit është djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov. Nikolai Peskov ka deklaruar se ka marrë pjesë për 6 muaj në operacionet e grupit.

Nikolai Peskov, djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dimitry

Nikolai Peskov, djali i zëdhënësit të Kremlinit Dimitry Peskov, ka pranuar se ka shërbyer për grupin e mercenarëve “Wagner” për të paktën 6 muaj.

“Ishte detyra ime... Nuk mund të rrija duke parë sesi miqtë dhe të tjerët kanë shkuar atje”, tha Nikolai Peskov.

BBC dhe mediat e tjera perendimore shkruajnë se ende nuk janë verifikuar vendet respektive të operacioneve ku ai pretendon se ka marrë pjesë, por forcat “Wagner” u angazhuan në luftimet më të përgjakshme në Ukrainë.

Grupi në fjalë dyshohet për krime lufte dhe abuzime të tjera në frontin ukrainas.

Nikolai Peskov njihet gjithashtu si Nikolai Choles dhe flet rrjedhshëm anglisht, pasi ka qëndruar disa vite në Londër.

Ai ka punuar si korrespondent për transmetuesin shtetëror rus, ndërsa bashkë me babain, janë vendosur nën sanksione të SHBA-së.

Ndërkohë, beteja në Ukrainë vazhdon ku forcat vendase përparuan në rajonin e Kherosnit, në bregun lindor të lumit Dinpro, ku gjatë përplasjes rusët shkatërruan rreth 30 ndërtesa dhe po ashtu plagosën civilë.

Pavarësisht përparimit ukrainas, ekspertët në SHBA paraljamëruan për granatime të mundshme të fuqishme pranë bregut lindor.

“Dua që të gjithë të kuptojnë se është punë shumë e vështirë të kalosh një pengesë si Dnipro, për shembull, kur vija e frontit kalon përgjatë një lumi kaq të gjerë dhe të fuqishëm”, tha Natalia Humeniuk, një zëdhënëse e komandës jugore të Ukrainës.

Forcat e Kievit synojnë kalimiin e lumit Dnipro, me qëllim depërtimin në korridorin tokësor që Rusia vendosi në fillim të luftës midis territorit të saj dhe gadishullit të aneksuar të Krimesë.

Nga ana tjetër, guvernatori rus Mikhail Razvozhaev tha se Flota ruse në Detin e Zi zmbrapsi një sulm me dron ukrainas të hënën, në portin e Krimesë të Sevastopolit, qytet i cili ishte i paralizuar për shkak të sulmeve me dronë dhe stuhive.

wagner anila zyberaj mercenarë nikolai peskov dimitry peskov

EMISIONET