Në Itali me viza turistike, dy shqiptarë kishin hapur një rrjet trafiku kokaine
Rimini - Dy shqiptarët e moshës 41 dhe 29 vjeç që kishin shkuar në Itali me vizë turistike, pasditen e së enjtes u arrestuan nga karabinierët e Ricciones për trafik droge. Prangat tingëllinë pas denoncimit të disa qytetarëve, të cilët të alarmuar nga turet e çuditshme të të huajve, paralajmëruan policinë.
Kështu, hetuesit filluan të vëzhgonin të dyshuarit dhe rindërtuan rrjetin e tyre të shitjes së drogës. Pas ndalimit dhe kontrollit, u krye edhe një bastisje në banesën e tyre ku karabinierët gjetën disa doza kokainë gati për t'u shitur dhe 2 mijë euro që besohet se ishin të ardhura nga shitjet e kaluara.
E gjithë kjo rezultoi me arrestimin e të dyve dhe gjyqin me shpejtësi që mëngjesin e së premtes.
Të mbrojtur nga avokati Marco Bosco i cili kundërshtoi vlefshmërinë e arrestimit, avokati kërkoi dhe mori vendimin e shkurtuar nga gjyqtari që pranoi kërkesën dhe urdhëroi t’iu ndalohej qëndrimi në Rimini deri në seancën e radhës më datë 3 prill.