NDRYSHIMI POLITIK NË JAPONI/ Kryeministrja Takaichi shpall zgjedhje të parakohshme

Kryeministrja Japoneze Sanae Takaichi deklaroi se do të shpërndaj parlamentin këtë të premte dhe do të thërrasë zgjedhje të përgjithshme duke e futur vendin në një fushatë të parakohshme elektorale mes sfidave ekonomike de tensioneve të shtuara gjeopolitike.

NDRYSHIMI POLITIK NË JAPONI/ Kryeministrja Takaichi shpall zgjedhje të

Japonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi kryeministrja Sanae Takaichi ka njoftuar se do të shpërndajë dhomën e përfaqësuesve të parlamentit të premten, duke e vendosur vendin përballë një gare politike.

Ky është hapi i parë zgjedhor i Takaichit si kryeministre që nga marrja e detyrës në tetor të vitit të kaluar, kur u bë gruaja e parë që drejtoi qeverinë e Japonisë. Vendimi i saj pritet të riformësojë strukturën politike të vendit dhe të shërbejë si një test vendimtar i mbështetjes popullore për politikën e saj qeverisëse.

Në një kohë kur Japonia përballet me sfida serioze ekonomike dhe gjeopolitike, Takaichi ka argumentuar se zgjedhjet janë të nevojshme për të siguruar legjitimitetin e qeverisë së saj dhe për të forcuar agjendën ndërkombëtare.

Takaichi shpreson të fitojë mbeshtetje të fortë për shtimin e shpenzimeve qeveritare, për sigurinë kombëtare, dhe një strategji të re ekonomike që synon të adresojë rritjen e kostos së jetesës dhe sfidat e tregut.

Po ashtu njoftimi vjen në një kohë kur Japonia po përballet me tensione të rrituar ne fqinjësi sidomos në mardhëniet me Kinën dhe debatet mbi sigurinë e Tajvanit çka ka shtuar presion ndaj qeverisë për një mandat më të qartë politik.

Sipas raportimeve, zgjedhjet e përgjithshme mund të mbahen në fillim të muajit shkurt me data të mundshme votimi më 8 ose 15 shkurt. Zgjedhjet pritet të vendosin se si Japonia do të adresojë sfidat e brendshme ekonomike, zhvendosjet strategjike në politikën e jashtme dhe rolin e vendit në skenën globale.

EMISIONET