NAFTA, REKORD DYVJEÇAR! Paralajmërimi i Katarit rrit tensionet në tregjet globale për rritjen e çmimeve të naftës

Çmimet globale të naftës kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet. Rritja vjen pasi Katari paralajmëroi se prodhimi i energjisë në Gjirin Persik mund të ndalet brenda  pak ditësh për shkak të konfliktit në lindjen e mesme. Ekspertët paralajmërojnë se situate mund të ndikojë drejtpërdrejtë në ekonominë botërore dhe çmimet e energjisë.

NAFTA, REKORD DYVJEÇAR! Paralajmërimi i Katarit rrit tensionet

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se dy vite.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me mbi 9 për qind duke arritur rreth 93 dollarë për fuçi një zhvillim që lidhet drejtpërdrejtë në ekonominë botërore dhe çmimet e energjisë.

Paralajmërimi erdhi nga ministri i Energjisë së Katarit Saad al Kaabi, i cili deklaroi se nëse konflikti në rajon vazhdon eksportuesit e naftës dhe gazit në Gjirin Persik mund të detyrohen të ndalin prodhimin brenda pak ditësh.

Sipas tij një ndërprerje e tillë do të kishte pasoja të mëdha në ekonominë globale dhe mund të shkaktojë mungesa në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Situata është përkeqësuar edhe nga bllokimi i trafikut detar në ngushticën e Hormuzit një nga rrugët mëe të rëndësishme për transportin e naftës në botë.

Përmes kësaj ngushtice kalon rreth një e pesta e furnizimit global me naftë çdo ditë ndërsa tensionet e fundit kanë kufizuar ndjeshëm lëvizjes e cisternave energjitike.

Analistët paralajmërojnë se nëse konflikti vazhdon për disa javë cmimi i naftës mund të arrijë deri në 150 dollarë për fuci.

Një skenar i tillë do të ndikontë drejtëpërdrejtë në koston e energjisë, transportit dhe prodhimit në shumë vende të botës duke rritur presionin mbi inflacionin dhe stabilitetin ekonomik global.

EMISIONET