Milano përjeton ditën më të nxehtë të 260 viteve të fundit

Milano përjeton ditën më të nxehtë të 260 viteve

Në 260 vjet histori, në Milano nuk ka qenë kurrë aq nxehtë sa më 23 gusht.

Shërbimit meterologjik i stacionit ”Milano Brera” ka regjistruar të dhëna të temperaturës që nga viti 1763 dhe nuk ka pasur kurrë një mesatare ditore prej 33° C si ajo e së mërkurës së kaluar, e cila tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 32,8° C, e regjistruar më 11 gusht 2003.

Vala e gjatë dhe intensive e të nxehtit, e cila filloi rreth datës 15 gusht, arriti kulmin e saj në orët e fundit, duke regjistruar gjerësisht vlera maksimale midis 35 dhe 39° C në fusha dhe në Apenine, por në disa raste duke arritur edhe 40 gradë Celsius.

EMISIONET