Merz: Gjermania do angazhohet në dërgimin e trupave pë Ukrainën në territorin e NATO-s pas a*mëpushimit

Merz: Gjermania do angazhohet në dërgimin e trupave pë

“Gjermania do të përkushtohet në nivel politik, ekonomik dhe ushtarak. Kjo mund të përfshijë, për shembull, dërgimin e trupave për Ukrainën në territor të NATO-s pas armëpushimit,” tha Merz pas takimit në Paris të “Aleancës së Gatshëmve”.

Sipas tij, sapo të arrihet marrëveshja për krijimin e një force ndërkombëtare mbështetur nga SHBA-të, qeveria dhe parlamenti gjerman do të vendosin për natyrën dhe shkallën e kontributit gjerman, duke shtuar se aktualisht nuk përjashtohet asnjë opsion.

Kancelari theksoi se mbështetja nuk është vetëm ushtarake për Ukrainën, por edhe për paqen dhe lirinë në të gjithë Evropën.

“Ndërsa lufta hyn në vitin e katërt, Gjermania është mbështetësja më e vendosur e Kievit dhe do të marrë përgjegjësi për sigurinë e Ukrainës pas armëpushimit,” tha ai.

Merz nënvizoi gjithashtu nevojën për kompromise për të arritur paqen dhe shtoi:


“Do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, me këmbëngulje, realizëm dhe vizion, për të arritur rezultatin më të mirë: një armëpushim i qëndrueshëm, garanci të forta sigurie dhe paqe në Evropë që lidh ngushtë Ukrainën dhe evropianët, dhe të cilën do ta ndërtojmë së bashku.”

EMISIONET