Meloni shtyn vizitën në Kiev për nesër: Italia mund të furnizojë Ukrainën me avionë ushtarakë
“Italia mund të furnizojë Ukrainën me avionë ushtarakë dhe është gati të mikpresë një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar ndërtimin e këtij vendi”.
Këto janë çështjet kryesore që pritet të trajtohen në takimin mes Melonit e Zelensky, që vjen vetëm pak orë para një vjetorit të luftës me Rusinë.
Përmes një interviste për mediat italiane, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje italianëve mos të braktisin ukrainasit e Italisë, të qëndrojë në krah të Ukrainës në këtë luftë, e cila sipas tij po dobëson çdo ditë e më shumë Rusinë.
Krejt ndryshe nga sa zërat mediatik kishin lajmëruar, këtë të hënë në Kiev nuk ka mbërritur Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, por Presidenti i SHBA Joe Biden.
Një vizitë surprizë e Presidenit amerikan në prag të përvjetorit të parë të luftës.
Ndërkaq, kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi këtë të hënë një vizitë pune në Poloni ku është takuar me homologun e saj Morawiecki.
Takimi i Varshavës vjen pak orë pasi kreu i ekzekutivit italian do të vizitoj Kiev e në prag të 1 vjetorit të nisjes së luftës mes Rusisë e Ukrainës.
“Bashkë me kryeministrin Morawiecki ndajmë të njëjtën ide mbi Europën”, u shpreh Meloni.
“Duam që Europa të jetë një gjigand i politikës dhe jo një gjigand i burokracisë. Mbështesim të njëjtat tema mbi politikat e konkurrencës dhe emigracionit dhe për një Europë bazuar në pricipet e barazisë për çdo vend anëtarë”, u shpreh kryeministrja italiane.
Nga ana e tij Kryeministri polak Morawiecki, u shpreh se “është i kënaqur që dhe Italia si Polonia kupton se sa e rëndësishme është Ukraina për të ardhmen e Europës”, e se së bashku me Giorgia Melonin kanë biseduar mbi dërgimin e armëve në Kiev deri sa në këtë vend të vendoset paqja.
Kryeministri polak u shpreh gjithashtu se emigrntët po përdoren si një isntrument hibrid lufte kundër Europës.
“Lukashenko ka sulmuar Poloninë para se Putin të sulmojë Ukrainën, dhe e ka bërë përmes presionit artificial të fluksit emigratorë. E njëjta gjë po ndodh në jug të Italisë e duhet të jejmë një zgjidhje strategjike e afatgjate europiane”, tha ai.
Kreu i ekzekutivit italian do të takohet dhe me Presidentin polak Andrzej Sebastian Duda e më pas, po nesër, do të udhëtojë drejt Kievit.
Presidenti Zelensky në disa intervista të dhëna te henen për mediat italiane, ka deklaruar se kërkon të ketë mbështetjen e Italisë në luftën për sovranitetin, për rolin historik, ekonomik e politik që Italia ka si një vend lider në Bashkimin Europian.
Ukraina kërkon nga Italia furnizimin me avionë ushtarak e gjatë takimit mes Zelenski e Melonit me shumë gjasa pritet të arrihet një dakortësi mbi këtë kërkesë.
Italia mund të furnizojë Ukrainën me 5 avionë ushtarakë me kusht që për prioritete politike të mos jetë Italia vendi i parë që të plotësojë këtë kërkesë.
Sipas zërave, Kryeministrja italiane dëshiron, gjithashtu, të mikpres në Itali një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar ndërtimin e Ukrainës.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e Presidenti ukrainas Zelensky janë takuar për herë të fundit më 9 shkurt në Bruksel në samitin e Këshillit të Europës.
Në një nga sondazhet e fundit 49% e italianëve është kundër zgjedhjes së qeverisë për të mbështetur Ukrainën e 51 % është pro.
E mbi këtë fakt, Zelensky është shprehur se: “është i bindur se 49% e italianëve nuk është se mbështet Putinit por është kudnër infalcionit, kundër luftës, kundër problemeve që ka provokuar ky konflik. Putin është e mbetet një vrasës.”