Mega-operacioni i EUROPOL/ Sekuestrohen 19 milionë lojëra të rrezikshme për fëmijët. 298 persona në hetim në 29 vende
Një sasi rekord lojërash për fëmijë me marka të falsifikuara e të rrezikshme për shëndectin e sigurinë e fëmijëve janë sekuestruar në 29 vende europiane në një megaoperacion i koordinuar nga EUROPOL.
Autoritetet italiane të “Guardia di Finanza”-s kanë informuar mëngjesin e sotëm se operacioni i koduar “Lodus III” ka çuar në sekuestrimin e 19 milionë lojërave për fëmijë me marka të falsifikuara e që nuk respektojnë normativën europiane për garantimin e sigurisë së lojës e së shëndetit të fëmijëve.
Vlera e produkteve të sekuestruara është 79 milionë euro.
Hetimet e operacionit të shrira në periudhën kohore 5 shtator 2022 deri më 31 janar 2023, përfshijnë rreth 6000 aktivitete policore në nivel ndërkombëtar që kanë cuar nën masën administrative të 298 personave e në vënien nën hetim të 205 prej tyre.
Në territorin italian, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 2.2 milionë lojëra me vlerë 17 milionë euro, shifër kjo e barazvlefshme me 20% të produkteve false të kapura në nivel europian.
Gjatë fazës operative, aksioni investigativ ka mundur të identifikoj rrjetin llogjistik e adminsitrativ që menaxhonte shpërndarjen e tregtimin e këtyre produkteve të paligjshme, lojëtarët kryesorë në zinxhirin e furnizimit tregtar si dhe ka cuar në shkatërrimin e grupeve kriminale që i mbështesnin.
Produktet e konfiskuara përfshijnë lodra argëtuese, elektronike, modele krijuese, video lojëra, kukulla personazhe të njohur të programeve televizive për fëmijë.
Sipas autoriteteve, lojërat nuk plotësonin standartet e sigurisë së legjislacionit ndërkombëtar e kishin mungesë informacioni për blerësin, përdorimi i tyre mund të sillte rreziqe reale për fëmijët si prania e substancave toksike, rreziku nga mbytja, dëm shëndetësor nga zhurma e pamatur etj,
Veprimi operacional ka përfshirë kontrolle e inspektime dhe në platformat e tregtimit on line të lojërave elektronike duke identifikuar burimet që ofrojnë në treg këto produkte, të cilat përdorin në mënyrë të paligjshme marka tregtare, modele industriale e simbole dalluese.
Në Itali është ngritur një plataforme dixhitale GRAS-RAPEX, (RAPid EXchange of Information System), menaxhuar nga Ministria e Sipërmarrjes dhe e produkteve “Made in Italy”, si dhe nga Guardia di Finanza, që sinjalizon përmes një sistemi komunitar praninë e produkteve që sjellin një rrezik të madh për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, përjashtuar produktet ushqimore farmaceutike e pajisjet mjekësore.