Shefi i Wagner ”lëshon gojën” ndaj drejtuesve rusë: Do vdisni në ferr për mosdhënien e municioneve

Shefi i Wagner ”lëshon gojën” ndaj drejtuesve rusë:

Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigzhin i është drejtuar ashpër drejtuesve rusë për mosdhënien e municioneve luftarake.

“Të janë etërit dhe bijtë e dikujt. Do vdisni në ferr!”, u shpreh Prigozhin, pas deklaratës se trupat e tij do të largohen nga Bakhmut, qytet i Ukrainës.

Në vetëm 48 orët e fundit, Kremlini bëri një pranim të ashpër se selia e tij e pushtetit në zemër të Moskës, u sulmua nga ato që pretendonte se ishin dronët ukrainas në një përpjekje për të vrarë presidentin Vladimir Putin.

Dhe më pas këtë mëngjes, ndoshta figura më e shquar në ushtrinë ruse, Yevgeny Prigozhin, kreu vetëpromovues i kompanisë private ushtarake Wagner, përdori llogarinë e tij në Telegram për të thënë se do të tërheqë forcat e tij nga Bakhmut më 10 maj.

Shefi i grupit çeçen u shpreh se është i gatshëm që të zëvendësojë trupat e Wagner.

EMISIONET