Gjashtë muaj burg me kusht për 22-vjeçaren shqiptare që la foshnjën në makinë për të bërë pazar

Gjashtë muaj burg me kusht për 22-vjeçaren shqiptare që la

22-vjeçarja shqiptare e cila u arrestua dhe u akuzua se la fëmijën e saj katër muajsh në një makinë, në parkingun e një Qendre Tregtare, për të bërë pazar me një shoqe, u dënua me gjashtë muaj burg me kusht, me pezullim për tre vjet, nga Gjykata Penale Treanëtarëshe e Selanikut.

Sipas informacioneve, nëna e foshnjës dhe shoqja e saj 27-vjeçare, e cila ishte drejtuesja e mjetit, e kishin lënë të miturin me dritaren gjysmë të hapur, për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaia.

Një kalimtare ka vënë re praninë e foshnjës në makinën e parkuar në parkingun e qendrës tregtare dhe ka njoftuar policinë, ndërsa dy femrat me origjinë nga Shqipëria janë arrestuar.

Siç ka dëshmuar pranë Autoriteteve gruaja që njoftoi policinë, foshnja ishte mbyllur në makinë dhe flinte në ndenjësen e fëmijës, kështu që ajo thirri Qendrën Emergjente dhe u thirr një ambulancë.

Në momentin që nëna e tij shkoi në makinë, foshnja ishte zgjuar dhe po qante pa pushim.

Gjashtë muaj burg me kusht për 22-vjeçaren shqiptare që la

Gjatë seancës së kërkim faljes, 22-vjeçarja e përlotur tha se që në momentin e parë ka kërkuar falje “për gabimin që kam bërë me fëmijën tim” dhe ka pohuar se nuk kishte ku ta linte.

“Nuk kisha ku ta lija dhe e mora me vete sepse im shoq ishte në punë.Nuk e mora me vete sepse po flinte.E zuri gjumi teksa unë po e ushqeja”, tha në gjykatë 22-vjeçarja, e cila pohon se e la fëmijën vetëm për gjysmë ore.

 “Doja të merrja shpejt disa gjëra dhe të kthehesha. Kishte shumë njerëz në arkë dhe unë u vonova”, shtoi ajo.

Fëmija në makinë u pa një shofere që shkoi të parkonte në parkingun e qendrës tregtare.

“Pashë makinën të mbyllur dhe dritaren gjysmë të hapur. Telefonova 100 dhe Buzëqeshja e Fëmijës dhe erdhi një ambulancë. Policia ka lokalizuar nënën dhe shoqen e saj dhe ka ardhur te makina. Ndërkohë fëmija u zgjua dhe qante pa pushim derisa erdhi nëna e tij”, tha ajo.

Gjashtë muaj burg me kusht për 22-vjeçaren shqiptare që la

22-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve të mitur dhe ka deklaruar se i vjen thellësisht keq për atë që ka ndodhur, ndërsa po largohej nga gjykata sytë i kishin përlotur.

Në lidhje me drejtuesen e makinës 27-vjeçare, ajo është lënë e lirë me urdhër verbal të prokurorit.

Gjithçka ndodhi pasditen e djeshme kur nëna 22-vjeçare dhe shoqja e saj vizituan një qendër tregtare në Selanik dhe lanë të mbyllur në makinë foshnjën katër muajshe.

greqi shqiptarja foshnja ne makine

EMISIONET