Zbulimi i Bill Clinton: E dija që nga viti 2011 se Putini do të pushtonte Ukrainën
Tre vjet para se Rusia të pushtonte Ukrainën,Vladimir Putin i kishte thënë Bill Clintonit se ai nuk ishte i detyruar nga Memorandumi i Budapestit që garanton integritetin territorial të Ukrainës.
Ish-presidenti amerikan tha se kjo ishte ajo që presidenti rus i tha atij në vitin 2011 në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Në bisedën e tij, raporton Guardian, Putin ngriti çështjen e Memorandumit të vitit 1994, me të cilin Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani i kishin dorëzuar Rusisë arsenalin e tyre bërthamor (të mbetur nga koha e BRSS) në këmbim të respektimit të kufijve.
Memorandumi u nënshkrua në emër të SHBA-ve nga presidenti i atëhershëm Clinton dhe Boris Yeltsin si president i Rusisë, por edhe kryeministri britanik John Major, të gjithë si garantues të marrëveshjes.
“Më tha Putini se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëra me Yeltsin dhe se ai nuk e kishte kaluar marrëveshjen përmes Dhomës së Përfaqësuesve”, tha Clinton të enjten.
“Unë nuk jam dakord, nuk e mbështes dhe nuk jam i detyruar prej tij”, kishte thënë Putin.
Clinton vazhdoi duke thënë se "unë e dija gjatë gjithë kohës se pushtimi ishte çështje kohe" dhe në të vërtetë ndodhi tre vjet më vonë me pushtimin e Donbasit dhe Krimesë nga Rusia.
Putin argumentoi se kryengritja e Maidan e ktheu Ukrainën në një vend tjetër, duke e bërë të pavlefshëm Memorandumin.