L*fta në Lindjen e Mesme, OKB: Numri i të vdek*rve në Iran ka shkuar në 787 persona!

L*fta në Lindjen e Mesme, OKB: Numri i të vdek*rve në Iran ka

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke cituar Gjysmëhënën e Kuqe Iraniane, njoftoi se numri i të vdekurve në Iran është rritur në 787.

Dje, Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane raportoi 555 vdekje në të gjithë Iranin që nga fillimi i sulmeve izraelito-amerikane.

Ndërkohë që luftimet në Lindjen e mesme po bëhen edhe më të përgjakshme, me bombardime në të dy krahët dhe rritje të numrit të dëmeve dhe viktimave. Gjithashtu ka edhe mijëra të plagosur nga bombardimet.

SHBA-Izrael sulmuan të shtunën Iranin duke vrarë mes të tjerash edhe liderin suprem, Ali Khamenei, familjarë të tij dhe zinxhirin komandues të ushtrisë, Gardës Revolucionare dhe zyrtarë të lartë.

Gjithashtu Irani ëhstë përgjigjur me raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe vendeve të Gjirit Persik ku ka baza ushtarake të SHBA-ve, si Bahrein, Kuvajt, Oman, Arabi Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithashtu ka mbyllur edhe Ngushticën e Hormuzit, arteria kryesore e prodhimit dhe furnizimit të botës me naftë dhe gaz.

EMISIONET