"Koka" e grupit kriminal në Ekudor bie në pranga, "Los Lobos" u arrestua në aeroportin e Meksiko City

Kreu i grupit kriminal në Ekuador, Los Lobos është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar në Meksiko Siti.
Lajmi u njoftua nga Ministri meksikan i Sigurisë Omar García Harfuch.
“I dyshuari, i njohur me pseudonimin Lobo Menor, ishte në kërkim dhe ishte i përfshirë në trafik droge, grabitje dhe vrasje”, shkroi Harfouch në llogarinë e tij në rrjetin X.
Derivado de trabajos de inteligencia y de los mecanismos de cooperación internacional, elementos de @SEMAR_mx, @SSPCMexico @SSC_CDMX e @INAMI_mx detuvieron en la Ciudad de México a Juan Carlos “N”, alias “Lobo Menor”, líder del grupo delictivo “Los Lobos” con presencia en… pic.twitter.com/Vm4y9wbfZg
— Omar H Garcia Harfuch (@OHarfuch) March 18, 2026
Ndërsa, Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg, tha se Angel Esteban Aguilar, kërkohej në lidhje me vrasjen në vitin 2023 të kandidatit presidencial ekuadoras, Fernando Villavicencio.

