Kisha Katolike drejt reformimit/ 54 priftëresha mes 410 burrave në Sinodin e Peshkopëve. Diskutime edhe mbi martesat mes të njëjtës gjini

Për herë të parë në asamblenë e peshkopëve të Kishës katolike do të marrin pjesë edhe priftëreshat. Vatikani ka bërë të ditur se janë 54 gra që do të jenë pjesë e Sinodit ku do të debatohet ndër të tjera edhe mbi tolerimin e martesave të së njëjtës gjini

Kisha Katolike drejt reformimit/ 54 priftëresha mes 410 burrave në

Gra klerike me të drejtë vote e një formë bekimi në martesat mes personave gay, janë temat më të nxehta që priten të nënshkruhen në një dokument apostolik në Sinodin e Peshkopëve që ka nisur në Vatikan.

Sinodo mbi të ardhmen e Kishës Katolike, me temë qëndrore "Bashkësi, pjesëmarrje, mision", është axhenda e punës.

Për herë të parë me të drejtë vote marrin pjesë dhe 54 gra nga 464 që janë pjesëmarrësit e saj prej të cilëve 365 janë anëtarë. Të pranishëm janë dhe 20 të deleguar nga Kisha Orientale e 2 Peshkopë të emëruar nga Papa.

Pak orë para nisjes së takimit Papa Francesko nga Sheshi i Shën Pjetros ku mbajti meshën e shenjtë ka apeluar për një Asamble larg këndëvështrime politike e përplasjeve ideologjike.

"Mblidhemi për të reformuar Kishën", është shprehur Ati i Shenjtë. me urimin se kisha është vend mikpritje e jo rëndese, e nuk duhet të sillet si e ngrirë e si një dogane me botën, por duhet të purifikohet".

"Kisha nuk është një Parlament", është shprehur Papa Bergoglio duke i kutjuar peshkopëve dhe besimtarëve se "jemi bashkë në këtë rrugëtim nën vështrimin e Jezusit."

Para nisjes së kësaj Asambleje një letër e firmosur nga pesë kardinalë  janë shprehur shqetësimet mbi tolerimin ndaj martesës mes personave të së njëjtës gjini e mbi mundësinë e grave klerike në drejtimin e Kishave katolike.

Një vëmendje të veccantë Asamblea e Peshkopëve i dedikon cështjes së ambientit e klimës duke elaboruar një projekt për të reduktuar në minimum lëshimin e dioksidit të karbonit gjatë punimeve si dhe në bashkëpunim me Fondacionin SOS Planet e teknikët e LifeGate do të furnizojnë me soba kuzhine e isntrumente për purifikimin e ujit, familje në Nigeri e Kenia.

alba kepi kisha katolike

EMISIONET