Të moshuarit “barrë” apo ndihmë? Pirdeni: Pensionistët jetojnë në varfëri ekstreme, jo vetëm nga pensionet, por edhe nga shërbimet
Mira Pirdeni, drejtoresha Ekzekutive e Hoqërisë Shqipptare për të gjitha Moshat në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” foli për situatën dhe realitetin me të cilin përballen të moshuarit shqiptarë në ditët e sotme.
Dhe në një kohë që qeveria “Rama” ka miratuar indeksimin e pensioneve, Pirdeni thotë se situata sot është tejet e vështirë.
“Në kohën kur ne ishim në punë ne punonim në kushte profesionale tejet të vështira dhe nuk paguheshim. Ndërsa sot jemi pensionistë që jetojnë në kushte të plota varfërie dhe pa pasur asnjë lloj përfitimi nga pasuria kombëtar për të cilën pensionisti i sotëm investoi tërë jetë e vet.
Varfëria jonë nuk është vetëm nga pensionet, por edhe sepse ne nuk kemi shërbimet në komunitet, dhe përvecc se nuk ka asnjë lloj shërbimi, dhe ato pika që rridhnin nga sistemi i kaluar, fjala vjen shkonim në llixha pa lekë, sot nuk e gëzojmë më këtë mundësi”, u shpreh ndër të tjera Mira Pirdeni.