Serbia nuk e dorëzon Radoiçiçin, gazetarja Ahmeti: Nuk kemi pritur që procesi i hetimit të sulmit terrorist të ishte i drejtë

Në një intervistë bë studion e lajmeve në “Ora Neës”, gazetarja kosovare Adeline Ahmeti e cilësoi si pozitiv nismën e Kuvendit të Shqipërisë për të dalë me një rezolutë ër situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit.

Ndërsa lidhur me vendimin e Gjykatës së Beogradit për të mos e dorëzuar Milan Radoiçiçin tek autoritetet e Kosovës, si njeriu që e mori dhe e pranoi autorësinë e organizmit të sulmit terrorist në Kosovë.

“Nuk kemi pritur që të ketë një proces të drejtë në këtë çështje. Radoiçiç e ka kontrolluar fuqishëm Veriun e Kosovës dhe kjo do të thotë që nuk do të ndihet aspak atje mungesa fizike e tij, pasi ndikimi i tij tek serbët në ato komuna është tejet e madh.

Edhe vetë serbët që do duan të tregojnë atë se çfarë kanë parë më 24 shtator, do kenë frikë të flasin pasi ato zona janë nën pushtetin e Radoiçiçit”, u shpreh ndër të tjera gazetarja nga Kosova, Adeline Ahmeti.

Serbia nuk e dorëzon Radoiçiçin, gazetarja Ahmeti: Nuk kemi

EMISIONET