Kina kërcënon ta aneksojë me forcë, shtohen tensionet mes Pekinit e Taipeit, avionë luftarakë fluturojnë rreth Tajvanit
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha të premten se 38 avionë luftarakë kinezë dhe një avion pa pilot, TB-001, kishin fluturuar përreth ishullit.
Sipas ministrisë, nëntëmbëdhjetë prej avionëve fluturuan përgjatë vijës që ndan ishullin e Tajvanit nga Republika Popullore e Kinës.
TB-001 është një nga dronët më të mëdhenj që disponon Kina.
Manovrat e fundit mund të jenë më të mëdhatë që ka organizuar Pekini.
Ato shihen gjerësisht si një përpjekje për të frikësuar Tajvanin.
Në fillim të këtij muaji, Kina kreu manovra të mëdha ushtarake përreth Tajvanit, si reagim ndaj takimit të Presidentes Tsai Ing-wen të Tajvanit me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kevin McCarthy në Kaliforni.
Kina kundërshton mbajtjen e çdo takimi zyrtar me Tajvanin.
Kina thotë se Tajvani është territori i saj dhe ka kërcënuar ta aneksojë atë me forcë, nëse do të jetë e nevojshme. Pekini dhe Taipei u ndanë në vitin 1949 pas një lufte civile.
Tajvani thotë se Kina nuk e ka qeverisur kurrë ishullin dhe se vetëm 23 milionë banorët e ishullit kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre./VOA